Lajme
54-vjeçari që vdiq nga ashensori në Pejë është ish-komandant i UÇK’së
Demokracia
19:44 | 04 Tetor 2022

Share:

54-vjeçari që vdiq sot në Pejë pas një incidenti me ashensor raportohet të jetë ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka.

Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrjetin social Facebook.

“Nipash gjithmonë jam krenu me ty gjithmonë te kam pas idhull por sot me tradhtove ike për mos tu kthyer kurrë. Faleminderit qe gjithmonë na ke bërë krenar. Lamtumir Komandant”, shkruan Abaz Beqa.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.

Ai shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

 

Të ngjashme