Lajme
53 civilë u vranë në Chernihiv dje
Demokracia
09:35 | 17 Mars 2022

Share:

53 persona u vranë të mërkurën si rezultat i granatimeve të Chernihiv nga trupat pushtuese ruse, tha guvernatori rajonal.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se tre fëmijë u gjetën të vdekur në një ndërtesë që u sulmua, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ambasada Amerikane në Kiev, raportoi se dhjetë persona u qëlluan për vdekje teksa prisnin në radhë për të marrë bukë.

Qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, është i rrethuar nga forcat ruse që nga 25 shkurti.

Të ngjashme