Lajme
525 orë për dëshmitarët në rastin Thaçi dhe të tjerët
Demokracia
10:59 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ka nisur seanca në Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një bashkëbisedim mes Trupit Gjykues dhe Prokurorirsë ka hedhur pak dritë mbi paraqitjen e provave të Prokurorisë së Speciales kur të fillojë gjykimi, shkruan lajmi.net.

Ajo ka të bëj me vendet ku supozohet se janë kryer krime, kohëzgjatjen e paraqitjes së provave dhe dëshmi tjera.

Gjykatësi: A do të ulni numrin e akuzave?

Prokurororja: Jo.

Gjykatësi: A e keni të qartë që ne kërkojmë ta bëjmë këtë?

Prokurorja: Ne vazhdojmë që të shikojmë provat që kemi, por kemi parasysh edhe kohën e gjykatës.

Gjykata: A e keni ndërmend të paraqitni prova në lidhje me çdo vend krimi në çdo vend në aktakuzë?

Prokurorja: Po.

Gjykata: Sa vende krimi do të përmenden në Listën e Provave?

Prokuroroja: Gjithësej janë 44, duke përfshirë edhe parashtrimin e djeshëm në një vend krimi. Ka gjithësej 44 vendndodhje në 17 komuna të ndryshme.

Gjykatësi 2: 525 orë për pyetjen e dëshmitarëve kryesorë të ZPS-së. ZPS-ja ka thënë që paraqitja e provave mund të fillojë nga fillimi i vitit 2025 apo fundi i vitit 2024. A ka marrë parasysh ZPS-ja kohën e mbrojtjes për të marrë në pyetje dëshmitarët e ZPS-së?

Prokurori Tiger: Nuk është vështirë të shihet se çështjet e mëparshme nuk janë domosdoshmërisht masë e besueshme për orët që duhet caktuar në këtë çështje. Rastet që kanë trajtuar po këtë çështje arrijnë një shkallë efikasiteti nga Institucioni, por s’mund të përdoret kur nuk e ke këtë përvojë.

Të ngjashme