Lajme
‘52’, ‘119’, ’57’: Si ta lexojmë votën e Fatmir Limajt?
Demokracia
11:57 | 20 Prill 2025

Share:

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate Fatmir Limaj me dy deptutete të tij (vet i treti) nuk votoi kundër Albulena Haxhiut. Tre deputetët e Nismës nuk votuan as ‘pro’ Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit. Ata abstenuan, duke e lënë kandidatën e VV-së në 57 vota; të pamjaftueshme për ta udhëhequr institucionin më të rëndësishëm të Republikës.Por, Limaj s’është që s’I dha shpresë Vetëvendosjes me të dalë nga Kuvendi.

“Fillimet i kanë vështirësitë e veta, sot është bërë hap i rëndësishëm me votimin e raportit. Ishte veprim absurd ajo që ndodhi për ato dy ditë. E panevojshme. Tanimë jemi deputet. Shumë shpejt edhe këto tjerat do të përfundojnë. Mbetet që të konstituohet Kuvendi”, tha Limaj.

Qysh votuan Nisma në tri votimet e Kuvendit

Fillimisht, ishtin veç 52 deputetë që e votuan raportin për verifikimin e mandateve dhe korumit, në mesin e tyre edhe tri votat e Nismës bashkë me ato të Vetëvendosjes. Pas 48 orëve, Nisma sërish votoi ‘pro’ atëherë kur 119 deputetë ngritën dorën për të kaluar raporti që çonte deputetët te betimi i tyre.

Pastaj, kur Haxhiu u propozua nga Vetëvendosje, Nisma s’votoi as ‘për’ as ‘kudnër. Ata ‘abstenuan’.

Dy dështime për Albulena Haxhiun, Nisma ‘abstenon’

Pavarësisht se ditëve të fundit kanë qenë të bindur se i kanë numrat, po del se kanë mashtruar.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht i ka 57 vota në Kuvendin e Kosovës.

Propozimi i VV-së për kryteare të Kuvendit ka dështuar dy herë radhazi.

Albulena Haxhiu në dy radhët ka marrë 57 vota.

Votë pro pati deputeti Veton Berisha, përderisa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.

Nisma Socialdemokrate ka abstenuar, përderisa LDK-ja votoi kundër. PDK-ja nuk mori pjesë fare në votim.

Faton Peci e Glauk Konjufca, në dy adresime të ndara, e lutën opozitën në një formë, që ta votojnë kandidaturën, pasi iu takon me Kushtetutë.

“Propozimi ynë është padyshim i njëjtë ,është znj.Albulena Haxhiu. Është një e drejtë e partisë fituese, që e kodifikon ushtetuta. Kështu që iu kisha lut, si kolegë, shumë prej juve me shumë mandate në Kuvend, ta mbështesni këtë propozim, sepse vetëm kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimi të themelimit të institucioneve. T’i thirrim arsyes të gjithë, që ta votojmë, e të shkojmë në faza të tjera” – tha Konjufca, transmeton Nacionale.

“Kemi ba përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, është e rëndësishme që të dihet se e drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje që most ë vonojmë vendin për 48 orë në ardhje, ose 4 ditë të tjera, për shkak se kryetari i Kuvendit i takon VV-së. Është në dorën e tyre që të aprovojmë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit, në të kundërtën nuk mundemi me ec tutje. Do t’i kemi numrat për qeveri. Negociatat vazhdojnë”, tha Faton Peci, raporton Nacionale.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, kanë bërë të ditur se nuk kanë vote për kandidaten e VV-së.

“Propozimi për kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh, por kjo nuk është obligative që ta votojnë këdo që propozojnë. As në të kaluarën nuk ka ndodh, e nuk ndodh as tash. Le të provojnë me gjet kandidat tjetër. I takon VV-së që kryetari i saj ta bëjë shumicën”, tha Krasniqi.

Kurse, AAK-ja ka bërë të ditur se votë ka vetëm për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Pak optimizëm VV-së ia dha Fatmir Limaj.

“Fillimet i kanë vështirësitë e veta, sot është bërë hap i rëndësishëm me votimin e raportit. Ishte veprim absurd ajo që ndodhi për ato dy ditë. E panevojshme. Tanimë jemi deputet. Shumë shpejt edhe këto tjerat do të përfundojnë. Mbetet që të konstituohet Kuvendi”, tha Limaj.

Mbetet të shihet se cila do të jetë rruga e pushtetit drejt sigurimit të votave.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 15:00./Nacionale

Të ngjashme