Lajme
504 tiketa për shkelje të ligjit anti-Covid
Demokracia
09:08 | 01 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë qytetarët për shkelje të ligjit kundër pandemisë COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 504 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan ligjin anti-Covid.

Po ashtu një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor, gjithsej 1 mijë e 87 të tilla.

Brenda 24 orëve kanë ndodhur 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 me dëme materiale./Demokracia

Të ngjashme