Lajme
500 dhe 200 euro gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj, kjo është arsyeja
Demokracia
11:34 | 16 Mars 2022

Share:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ dhe në fshatin Prelez në Ferizaj kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’

Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet D.N (M/K) i moshës 65 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet H.T (M/K) i moshës 26 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Sipas policisë, të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në apelin e policisë.

 

Të ngjashme