Lajme
50 popujt më tërheqës në botë: India e para, SHBA e dyta – Ja ku renditen shqiptarët
Demokracia
14:17 | 06 Mars 2023

Share:

Sipas një studimi të një kompanie veshjesh, Pour Moi, shqiptarët renditen në vendin e 47-të, përsa i përket pamjes fizike, bukurisë.

Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm.

Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave pozitive.

Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të dytin dhe më pas vjen Suedia.

Të ngjashme