Lajme
50 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 32 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:42 | 01 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 50  pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 32, ndërsa pesë raste janë në mjekimin intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 50 pacientë.  Prej tyre 42 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të negativizuar, post-Covid-19. 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë  në Mjekim Intensiv”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 23 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 23 pacientë;Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë; Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente; Spitali i Prizrenit, 2 pacientë; Spitali i Gjilanit, 7 pacientë; Spitali i Pejës, 1 pacient; Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;Spitali i Ferizajt, 5 pacientë”./Demokracia.com/

Të ngjashme