Lajme
50 mijë litra naftë kontrabandë, sekuestrohet një anije peshkimi në portin e Durrësit
Demokracia
12:24 | 13 Janar 2023

Share:

Sekuestrohet nje anije peshkime me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana thonë për gazetarin e ABC, Leonidha Musaj se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë.

Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Anijet e pëshkimit, prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte në vendin tonë.

Ato e marin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.r.t/abcnews.al

Të ngjashme