Lajme
50 kamionë me mallra serbe janë ndaluar në Jarinje
Demokracia
11:07 | 15 Qershor 2023

Share:

Në vendkalimin administrativ Jarinje në hyrje të Kosovës ndodhen 50 kamionë me mallra nga Serbia, pasi qeveria e Kosovës dje ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe në Kosovë.

Kosovo Online raporton se qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet normalisht, me kontroll të shtuar të automjeteve dhe udhëtarëve.

Mirëpo, që nga ora 16:00 e djeshme, kamionët me targa të Serbisë nuk janë lejuar të hyjnë.

Autoritetet e Kosovës kanë marrë këtë masë dje pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.

Siç u tha, masat janë marrë për arsye sigurie dhe deri në vlerësimin e ri do të forcohet kontrolli i automjeteve në vendkalimet administrative.

Të ngjashme