Lajme
5-vjeçari në Milano përplas me biçikletë një të moshuar, humb jetën 87-vjeçarja
Demokracia
14:53 | 14 Prill 2023

Share:

Një fëmijë i cili po mësonte biçikletën përplasi një të moshuar në Milano duke i shkaktuar vdekjen.

5-vjeçari dhe 87-vjeçarja po ecnin të dy me biçikletë në një park, raporton Corriere della Sera.

Është i ati i të miturit ai që do të përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Sipas asaj që ai u tha hetuesve, ai ishte duke mësuar të birin të ngiste biçikletën pa rrota stërvitje.

Sipas dëshmisë, 5-vjeçari nuk ishte me shpejtësi, por gruaja përplasi kokën në tokë dhe nuk mundi t’i mbijetonte goditjes.

Të ngjashme