Një shpërthim i madh ka ndodhur në qytetin portual Bandar Abbas në Iranin jugperëndimor, duke plagosur 700 persona.
Një shpërthim i madh ka ndodhur në qytetin portual Bandar Abbas në Iranin jugperëndimor, duke shkaktuar 5 viktima dhe plagosur 700 persona, tha një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës së vendit.
Imazhet dhe videot nga porti, një nga objektet kryesore të naftës në Iran, tregojnë një kolonë të lartë tymi të trashë gri që ngrihet nga pjesa Shahid Rajaee e kompleksit.
Duke cituar shërbimet e emergjencës, media shtetërore iraniane Tasnim raportoi se shpërthimi shpërndau xhama dhe mbeturina në një zonë të gjerë.
Një gazetar për Tasnim tha se shërbimet e emergjencës kishin mbërritur në vendngjarje, por “porti mbetet në një gjendje kaosi” dhe kishte dëme të rënda në shumë nga ndërtesat e tij.
Tasnim raportoi gjithashtu se një rezervuar karburanti kishte “shpërthyer për një arsye të panjohur” dhe operacionet e portit ishin pezulluar.
Transmetuesi shtetëror IRIB tha se shpërthimi ndodhi në zonën kimike dhe të squfurit të portit.