Lifestyle
5 sekrete për t’u dukur bukur nga mëngjesi në mbrëmje
Demokracia
12:44 | 26 Qershor 2021

Share:

Sytë e fryrë dhe rrathët e zinj janë vetëm disa nga shenjat që vini re kur ndiheni të lodhur. Përgjegjësitë e shumta në punë, stresi dhe ankthi janë disa nga arsyet që ji kanë bërë të dukeni të dëshpëruar. Kjo reflektohet drejtpërdrejt me lëkurën.

Nëse marrim parasysh dhe “sulmet” e mjedisit në lëkurë, neglizhencën që tregojmë ndaj kujdesit për lëkurën, atëherë gjërat përkeqësohen. Për këtë arsye, duhet të ndiqni disa rregulla.

– Natën, para se të shkoni në shtrat, ndiqni me besnikëri rutinën tuaj të bukurisë. Sigurohuni që produktet që përdorni të kenë një efekt të thellë hidratues dhe anti-plakje. Mos harroni se natën lëkura ka aftësinë të thithë, madje edhe në shtresat e saj më të thella, të gjithë përbërësit që kemi aplikuar në të.

– Lani fytyrën shumë mirë. Nëse jeni në modalitetin e telepunimit, mendoni se lëkura nuk ka nevojë për një pastrim të mirë. Atmosfera ka ndotës, të cilët grumbullohen në lëkurë. Kështu që, asnjëherë nuk e neglizhoni pastrimin në mbrëmje.

– Mos harroni kremin e syve. Nëse ka një pikë ku lodhja reflektohet plotësisht, ato janë sytë. Kështu që investoni në një krem ​​me vitaminë C ose retinol dhe mos e harroni kurrë!

– Bëni eksfolim dy herë në javë. Nëse vini re se lëkura duket e lodhur, urgjentisht keni nevojë për një pastrim. Kjo do të eleminojë qelizat e vdekura dhe do t’i japë lëkurës shkëlqimin e duhur.

– Merrni frymë thellë. Frymëmarrjet e thella, pak para se të shtriheni në shtrat, do të ndihmojnë që lëkura juaj të pushojë shumë.

Të ngjashme