Lifestyle
5 probleme shëndetësore që mund t’i zgjidhni duke qarë
Demokracia
13:15 | 12 Prill 2021

Share:

Të gjithëve na ndodh të qajmë, në situata të ndryshme. Shoqëria shpesh e sheh të qarën si një shenjë dobësie, por në fakt nuk është ashtu. Nëse e ndjeni nevojën të qani, mos i mbani lotët.

Këto janë 5 problemet shëndetësore që mund t’i zgjidhni duke qarë.

Stresi

Një studim i vitit 2014 zbuloi se e qara i ndihmon njerëzit të relaksohen gjatë periudhave të vështira. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme pasi mund të duhen disa minuta që trupi juaj të relaksohet.  Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru.

Presioni i gjakut

Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si goditje në tru, sulm në zemër, dështim të zemrës, çmenduri, dhe madje edhe dështim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, e qara jo vetëm që ul presionin e gjakut dhe e mban atë nën kontroll, por nëse qani intensivisht do të keni edhe puls të rregullt.

Akumulimi i toksinave

Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj duke qarë mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri, nga sytë. Gjithashtu, kur qajmë, lotët largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Kjo heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të lehtë.

Ndryshimet e humorit

Ndryshimet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup. Kur qajmë, ky mangan i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me pikat e lotit. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup, dhe, si rezultat, ju bën të ndiheni të qetë dhe të përqendruar.

Dhimbje

Kur kemi dhimbje fizike, disa pika loti shpesh dalin në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhimbjes. Kërkimet kanë zbuluar se përveçse qetësimit, derdhja e lotëve emocionalë çliron oksitocinë dhe endorfinë. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjen fizike dhe emocionale.

Të ngjashme