Lajme
“5 plagë të lehta dhe dy fatale” – zbulohen detaje të reja nga raporti i autopsisë për rastin e dizenjatorit Isufi
Demokracia
13:32 | 23 Maj 2025

Share:

Vdekja e dizenjatorit të njohur, Festim Isufi, më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, tronditi opinionin publik dhe ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale e media.

Sot, raporti mjeko-ligjor i rastit është dorëzuar zyrtarisht prokurores së çështjes.

Insajderi, bazuar në burime të afërta, mëson se raporti konstaton gjithsej shtatë plagë në trupin e viktimës, nga të cilat pesë janë klasifikuar si të lehta, ndërsa dy si fatale, këtë të fundit në zonën e qafës dhe fytit.

Në të njëjtën ngjarje tragjike, e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila është therur me thikë dhe po trajtohet për lëndimet e marra.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga prokuroria për rastin, por deri tani nuk kemi pranuar përgjigje.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Të ngjashme