Lajme
5 persona lëndohen në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime
Demokracia
18:54 | 18 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime.

Pasditen e së enjtes pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona”, ka treguar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke u marrë me rastin. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025