Lifestyle
5 mënyra për të kuptuar nëse ai është dashuruar në ty
Demokracia
17:16 | 15 Mars 2021

Share:

Në përgjithësi, me pak dallime, njerëzit kanë vështirësi për të komunikuar ndjenjat e tyre të thella dhe arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme.

Disa frikësohen nga refuzimi, disa të tjerë nuk janë të sigurtë në veten, e të tjerë thjeshtë nuk janë të aftë të komunikojnë emocionet e tyre.

Në këtë aspekt burrat kanë edhe më shumë vështirësi për të folur lidhur me mënyrën se si ndjehen dhe kultura pa dyshim që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë, transmeton Anabel, përcjell Demokracia.com

Cilado qofshin arsyet ka mënyra për të kuptuar nëse sinjalet që ju jep ai tregojnë që ka ndjenja për ju, apo thjesht po ju humb kohën.

Ju dërgon mesazhe të pakuptimta

Sa më banale të jenë mesazhet, nëse ju shkruan gjëra të kota, do të thotë që ai vetëm po kërkon arsye për të vazhduar bisedën me ju dhe kjo tregon që ai ka dëshirë të jetë me ju.

Ju telefonon shpesh

Ka tre arsye pse meshkujt e marrin telefonin: (a) për punë, (b) për emergjenca, ose (c) për të dëgjuar zërin e dikujt. Nëse ju nuk jeni ndonjë kolege ose një operatore emergjencës, është zëri juaj ai për të cilin është i interesuar.

Nuk flet/takohet me të tjerat

Një burrë i dashuruar ‘nuk sheh’ të tjerat, i humb interesimi. Patjetër që ai do të vazhdojë të jetë i aftë të shohë bukurinë e grave të tjera, mirëpo dashuria bën që atij t’i humb interesimi për të flirtuar me vajza të tjera.

Ju kërkon këshilla

Ai vërtetë interesohet për mendimin tuaj dhe burrat nuk e bëjnë këtë gjë, nëse nuk kanë respekt dhe dashuri për dikë. Kjo gjë tregon që gjërat kanë filluar të bëhen serioze.

Çfarë thonë shokët e tij për të

Dëgjoni me vëmendje se si e përshkruajnë shokët, sepse askush nuk e njeh më mirë një burrë se sa shokët e tij. Nëse ata ju thonë se ju e keni ndryshuar, është shenjë që është dashuruar./Demokracia.com

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024