Lifestyle
5 këshilla për të arritur nxirjen perfekte
Demokracia
14:30 | 23 Qershor 2021

Share:

Jo gjithmonë është e lehtë të marrësh ngjyrë të mirë në plazh, pasi shumë vajza janë të bardha në lëkurë dhe për këtë arsye duhet shumë kohë të nxihen siç duhet.

Prandaj në këtë artikull keni disa mënyra fantastike sesi të merrrni në mënyrën e duhur ngjyrë.

Ekspozim gradual

Mos e ekspozoni veten shumë gjatë gjatë dy-tre ditëve të para. Në fillim, mos kaloni më shumë se 20 minuta në diellin e fortë.

Mbrojtja

Varet nga ndjeshmëria që ju keni ndaj rrezeve të forta të diellit, prandaj tregoni kujdes për lëkurën sytë dhe flokët.

Ju sugjerojëm që të mos dilni në diell pa përdorur produktet për nxirje dhe mbrojtje, që nga mëngjesi, dhe aplikimin bëjeni sa më shpesh në intervale të shkurtëra kohe, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi.

Koha dhe oraret

Koha më e mirë për të ekspozuar trupin për një nxirje të shëndetshme ëshët mëngjesi deri në orën 11 dhe pasdite pas orës 15:00.

Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij.

Mos përdorni parfum kur jeni në plazh

Për të parandaluar reagimet alergjike nga rrezitja, mos aplikoni parfum ose solucione të tjera për trupin me bazë alkooli para se të dilni në diell. Gjithashtu nëse po merrni medikamente këshillohuni me mjekun tuaj.

Lëvizni mos rrini vetëm në çadër

E keni ditur gjithmonë gabim se të marrësh ngjyrë mirë, duhet vetëm të ekspozoheni në diell. Në fakt ju mund të merrni ngjyrë duke ecur, ose duke qëndruar në ujë. Në këtë mënyrë, rrezet e diellit  shpërndahen në të gjithë trupin, duke e bërë ngjyrën të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme