Lifestyle
5 këshilla bazike për një lëkurë të pastër dhe të tonifikuar të rekomanduara nga dermatologët
Demokracia
16:52 | 18 Janar 2021

Share:

Në një botë të përsosur, ne do të kishim një dermatolog pranë vetes, me të cilin do të kontaktonim24/7.

Në mungesë të kësaj, po sjellim për ju disa prej rekomandimeve bazike të dermatologëve, të cilat mund të jenë baza e ndryshimeve pozitive, pa hyrë në dieta të ngurta dhe pa shpenzuar shuma të mëdha në produkte kozmetike, shkruan Demokracia.

Ajo që duan dhe pajtohen të gjithë është një lëkurë e pastër dhe shkëlqyese, mirëpo sikurse shumica prej nesh jemi krijesa të ndryshme nga njëra tjetra, ashtu edhe lëkura jonë dhe çfarë i duhet asaj, dallon prej një personi te tjetri.

Merreni gjumin e bukurisë seriozisht

Nëse arrini të fleni 8 orë në gjumë do të thotë se ju i keni dhënë lëkurës suaj kohën e duhur të pushoje. Hormonet e stresit si kortizoli bien natën ndërsa hormonet e rritjes ngrihen njëkohësisht – duke krijuar terrenin e përsosur për riparimin qelizor që e bën lëkurën tonë të duket e pastër dhe me shkëlqim. Vetëm sigurohuni që të fshini makijazhin tuaj përpara se të shtriheni.

Fasting (Agjërimi)

Të ushqyerit me ndërprerje apo ‘fasting’ është një tjetër mënyrë që do të ndikojë në përmirësimin e lëkurës tuaj. Fasting ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe energjisë, duke i mundësuar kështu lëkurës të riparojë veten.

Kurrë mos harroni kremin kundër diellit

Kohët e fundit, këshillat për mbrojtjen kundër rrezeve UV nuk janë kurrë të tepërta. Mos u kurseni, më mirë të hidhni pak më tepër se më pak se sa duhet. Kremi kundër diellit duhet përdorur edhe gjatë dimrit e poashtu edhe në ditët kur nuk diell.

Ushqehuni me antioksidant

Ushqimi i shëndetshëm është një prej pikave që duhet të përsërisim pandërprerë si një prej bazave për lëkurë të shëndetshme. Antioksidantët i ndihmojnë lëkurës tuaj të mbrohet nga sulmet  si rrezet UV, ndotja e ajrit, stresi dhe sheqernat e dëmshme që do të konsumoni.

Uleni sasinë e sheqernave të përpunuara që konsumoni

Me siguri keni vërejtur se si pas konsumimit të fast food, apo të ëmbëlsirës tuaj të preferuar ju mund të zgjoheni të nesërmen me ndonjë akne.

Sheqeri është inflamator dhe inflamacioni bën që lëkura juaj më shpejt. Sheqeri forcon lëkurën, krijon rrudha dhe e bën të duket lëkurën e lodhur. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndërprisni krejtësisht përdorimin e ëmbëlsirave mirëpo të paktën të krijoni një balancë mes ushqimeve të shëndetshme dhe preferencave tuaja./Demokracia.com

Të ngjashme