Lifestyle
5 gjëra që duhet të keni parasysh para se të lidheni me një person të shenjës së peshqive
Demokracia
07:59 | 16 Mars 2021

Share:

Peshqi janë shenja më ëndrrimtare, e ndjeshme, sensuale, artdashëse dhe misterioze në zodiak.

Shpesh nuk është e lehtë të kesh një partner të tillë, sepse ngjajshëm me peshqit e vërtetë, edhe kjo shenjë mund të ju ‘lëshqasë’ nga duart shumë lehtë.

Përqafojeni anën e tij të fshehtë

Peshqit e kanë një anë të cilën nuk ia tregojnë botës, një pjesë të karakterit m e fantazi dhe ëndrra, prandaj kanë nevojë për një parntnere që i kupton dhe pranon lidhjen on/off që kanë me realitetin.

Mos tentoni t’i kontrolloni

Është shumë e lehtë t’i manipuloni peshqit, mirëpo nuk do të arrini shumë me këtë gjë. Ata duken të ngathët dhe bashkëpunues, mirpo janë edhe shumë intiutivë dhe nuk u pëlqen aspak kur të tjerët tuan t’i kontrollojnë. Respektojini.

Seksi pasionant

Peshqit, në përgjithësi, janë një nga shenjat më sensuale që pëlqejnë të bëjnë dashuri. Seksi i shfrenuar, i çuditshëm dhe barbar nuk është për këta meshkuj, ndërsa e kundërta, me qirinj, muzikë dhe dush plot shkumë, po. Kushtojini kohë për të kënaqur shqisat e tij dhe do të shpërbleheni, pasi ai mund të kthejë bashkimin tuaj seksual në një përvojë pothuajse mistike.

Ëndrrat

Nëse jeni person realist dhe mendoni se realiteti është më praktik se ëndrrat ju do t’i thyeni zemrën partnerit tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni, nëse vërtet e doni, është ta ndihmoni që t’i bëjë ëndrrat realitet. Mbi të gjitha, duhet të jeni pozitive, mbështetëse dhe optimiste, sepse ata vdesin të kenë në krah një femër që i mbështet në çdo çast.

Inkurajoni pavarësinë e tij

Duhet të kuptoni sa më shpejt se është në dorën tuaj të ndihmoni këta meshkuj të qëndrojnë në këmbët e tyre, sepse shpeshherë kanë tendencë të vrapojnë larg realitetit dhe problemeve. Meshkujt me këtë shenjë duhet të dinë që jeni atje për ta, për t’u dhënë kujdesin dhe sigurinë që duan. Inkurajojini të zbulojnë hobe të reja, të dalin me miq (jo mikesha), të zgjerojnë horizontin, të kenë eksperienca të reja. Vetëm kështu lidhja juaj do të ketë vazhdim./Demokracia.com

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024