Ka gjimnastikë trupi, por ka edhe gjimnastikë truri. Më poshtë do të gjesh 5 situata në formë gjëegjëzash të cilave duhet t`u japësh përgjigjet.
7 motra në një vilë
Shtatë motra shkuan në një vilë dhe çdo ditë vendosën të bënin diçka. E para filloi të lexonte një novelë. E dyta të bënte kek. E treta nisi të luante shah. E katërta të zgjidhte fjalëkryq. E pesta të lante rrobat. Kurse e gjashta ujiste të lulet. Po e shtata, çfarë po bënte?
Vjedhja e këpucëve
Një burrë i ri në moshë trashëgoi dy kompani në të cilat prodhoheshin këpucë të bukura për zonjat dhe zonjushat. Gjithçka shkonte mirë, derisa vuri re se punonjësit nisën të vidhnin këpucë të bukura për të dashurat e tyre dhe gratë. Dhe nuk kishte asnjë mënyrë për t`i kapur.
Çfarë zgjidhje gjeti pronari për të ulur numrin e vjedhjeve?
Kërcinjtë (femuri)
Në një provim profesori pyeti studenten: Sa kërcinj ke ti? Pesë, iu përgjigj ajo. Profesori i tha se e kishte gabim, por në fakt studentja kishte të drejtë. Si ka mundësi?
Maja është vajza e Robertit. Roberti është…. i babait të Majas.
Lidhi të katërta pikat me tre vija
Çfarë shikon tjetër veç një demi?
Përgjigjet:
Motra e shtatë po luan shah me motrën e tretë.
Pronari urdhëroi njërën kompani të prodhonte vetëm këpucët e majta dhe kompaninë tjetër të prodhonte vetëm këpucët e djathta.
Studentja është shtatzënë. Ajo ka dy femurët e saj, dy të fëmijës dhe një që ka në dorë.
Robert është emri i babait të Majas.
Duhet të bësh thjesht një trekëndësh.
Kur kthehet me kokë poshtë duket si një robot që po lexon një libër në park.
ë