Lajme
Drejtori i ri Artistik i Teatrit dikur kandidat i VV-së në Skenderaj
Demokracia
16:13 | 06 Janar 2023

Share:

Teatri Kombëtar i Kosovës është bërë me drejtor të ri artistik. Nëse askush nuk ankohet brenda këtyre dy javëve ai do të marrë drejtimit artistik të teatrit për katër vitet e ardhshme. Por kush është regjisori nga Skenderaji, që dikur kishte kandiduar për Asamble nga radhët e VV-së, kishte organizuar protestë me kravata për ish-kryeministrin Haradinaj dhe së fundmi realizoi një shfaqje në banesën e tij private.

Ka diplomuar për regji në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe është regjisor i shumë shfaqjeve teatrale. Por përtej teatrit, Kushtrim Mehmeti është një artist që është përfshirë në shumë debate dhe aktivizëm politik. Edhe shfaqjet e tij kanë pasur tematike socialo-politike sikurse shfaqja e fundit “Sharra” që flet për gjendjen e punëtorëve.

 

Kandidatura me VV-në në Skenderaj

 

 

Përpara se t’i hynte garës për drejtor artistik në Teatrin Kombëtar, ku mundi me pikë konkurrentin Sokol Plakolli, Mehemti ka qenë një regjisor i cili është marrë me politikë edhe direkt. Madje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Në zgjedhjet komunale të vitit 2016 ai kandidoi për Asambleist në Skenderaj nga radhët e partisë së VV-së që është partia më pak e popullarizuar në atë komunë. Kësisoj aktiviteti i tij politik me VV-në nuk ishte i sukseshëm në këtë komunë, dhe prej atij viti ai nuk është marrë aq shumë me politikën lokale në Skenderaj. Por jashtë Skenderajt, në Prishtinë, Mehmeti mori vëmendje me një tjetër akt politik-protestues.

Kravatat e Ramushit dhe kapelat e punëtorëve

 

Mehmeti që në profilin e tij në Facebook njifet si një satirist që kujdeset për leximin dhe librat në përgjithësi, ishte bërë i njohur edhe si aktvist në Prishtinë kur në dhjetor të 2017-s organizoi një aktivitet protestues me qasje satirike, si kundër reagim ndaj Ramush Haradinajt, atëherë kryeministër i Kosovës, tash ende kryetar i AAK-së.

“S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një kmishë”, ishte një ndër fjalitë që tha kryeministri Haradinaj, pas reagimeve të shumta që dolën kur ai ngriti pagën e tij rreth 100% të asaj që e kishte dhe tani merr 2950 euro në muaj.

Kjo revoltoi qytetarët e padyshim edhe artistët kosovarë dhe kryesori ishte Mehmeti. Interesante është fakti që se bashku me Mehmetin në këtë aksion ishte edhe Sokol Plakolli, kundërkandidati kryesor i Mehmetit në garën për drejtor artistik në Teatrin Kombëtar. Të dytë, me 26 dhjetor 2017 kishin dorëzuar së bashku qindra kravata. Një vit më pas, Mehmeti kishte realizuar edhe një tjetër akt protestues para Qeverisë, për gjendjen e punëtorëve.

93 helmeta që simbolizojnë 93 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e punës ishin vendosur në rrethojat e objektit të qeverisë në shenjë proteste. Kushtrim Mehmeti, si organizator i protestës, sistuatën e punëtorëve e ka quajtur “gjendje lufte” dhe kishte premtuar protesta të tjera, por ato nuk ndodhën.

Sqarimi i Mehmetit: Unë jam pikë së pari artist i teatrit

Nacionale pyeti Mehmetin nëse aktiviteti i tij politiko-protestues është i lidhur me marrjen e pozitës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga ministri i VV-së, Hajrullah Çeku. Mehmeti i tha Nacionales se ai këtë pozitë e ka fituar duke qenë njeri i teatrit e jo i politikës.

“Unë i përkas Teatrit, jam regjisor i Teatrit, gjatë karrierës time kam punuar ‘Godonë’ e Becketit në Mitrovicë, ‘Kaligulen’ e Kamys në Gjakovë, ‘Zhurmën e Ujërave’ të Martinellit në Pejë, ‘Sharrëën’ e Kurtalanit në Dodonë, ‘Ferrin’ e Dantes, Eterit dhe Bijtë e Gavranit, Princin e Fëmijëve, Muret Flasin, Burgun Politik, Sikurin e Stërmillit, Pronën e ëilliamsit”, ka thënë Mehmeti për Nacionalen.

Ai ka përmendur edhe udhëtimet nëpër festicalet e ndryshme në Maqedoni, Kroaci, Turqi, Uganda dhe Ruanda e deri në Korenë e Jugut e Norvegji.

“Deri më tani në çdo paraqitje i përkas fushës së artit e specifikisht teatrit”, ka thënë Mehmeti për Nacionalen. Para dy muajve Mehmeti kishte thënë se është adhurues i skenës alternative krahas asaj konvencionale, dhe kur Nacionale e pyeti sesi do t’ia bëjë tashi, kur drejton institucionin më konvencional të teatrit në Kosovë, ai pati një përgjigje interesante./nacionale

“Brenda platformës e kam një nga pikat; Skena Alternative, në të cilën flas për mundësinë e inskenimit të veprave në hapësira alternative, kjo nuk nënkupton zhvendosje të institucionit por promovimin e teatrit jo-konvencional”, tha Mehmeti.

Të ngjashme