Lajme
49 viktima nga COVID-19 në Malishevë
Demokracia
16:06 | 11 Prill 2021

Share:

Vetëm sot në komunën e Malishevës janë shënuar 3 raste pozitive me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1 mijë  3 raste , prej tyre 49 kanë humbur jetën dhe 868 janë shëruar. 

Komuna e Malishevës njofton se janë shënuar 3 raste pozitive me Covid-19 nga  kjo komunë, ndërsa numri i rasteve aktive është 86 raste, përcjell Demokracia.com.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri sot, me covid-19 janë regjistruar 1003 raste, prej tyre 868 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 86 persona””, thuhet njoftim. 

 Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:

3 raste me covid-19 sot në Malishevë 

Malishevë, 11 prill 

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren. 

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1003 raste, prej tyre 868 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 86 persona./Demokracia/

3 raste me covid-19 sot në Malishevë

Malishevë, 11 prill
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës,…

Posted by Komuna Malishevë on Sunday, April 11, 2021

 

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024