Lajme
FAZ ia kujton Vuçiqit kohën si ish-ministër i Millosheviqit: U rishpik si evropian, tash po e rindez konfliktin me Kosovën
Demokracia
20:40 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informacionit i tiranit Millosheviq. Më pas ai u rishpik si demokrat dhe evropian. Tani po rindez konfliktin me Kosovën.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkruar një artikull për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë shkrim përshkruhet e kaluara e Vuçiqit, por edhe e tashmja.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e mat vëllimin e mesazheve të tij në mënyrë të saktë – figurativisht dhe fjalë për fjalë. Ndonjëherë ai flet aq butë saqë dëgjuesit e tij duhet të angazhohen shumë për ta kuptuar atë. Duke i detyruar të rrinë ulur të qetë për të mos bërë zhurmë shqetësuese, ai demonstron fuqinë e tij. Megjithatë, Vuçiqi i zotëron edhe tingujt e lartë”, shkruan FAZ.

Gazeta gjermane tani tregon të kaluarën e tij në kohën e luftës në Kosovë, kur ai ishte Ministër i Informacionit nën kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Në vitin 1998, në moshën vetëm 28-vjeçare, ai u bë Ministër i Informacionit nën tiranin Sllobodan Millosheviq dhe sulmoi pamëshirshëm Perëndimin, shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë armiqtë e tjerë të pretenduar të Serbisë. Dhe kështu ka vepruar në këto javë, gjatë të cilave ka kontribuar me fjalë dhe me vepra për të nxehur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të dhjetorit, Vuçiqi e cilësoi kryeministrin kosovar Albin Kurti si ‘llum terrorist’. Fjalë të tilla nuk rrëshqasin rastësisht prej tij”, vijon shkrimi i FAZ.

Të ngjashme