Kuriozitete
48-vjeçarja mbijeton me 1 shishe verë për 5 ditë në mes të pyjeve
Demokracia
12:37 | 08 Maj 2023

Share:

Një grua 48-vjeçare ka mbijetuar për 5 ditë e bllokuar në pyjet e Australisë duke ngrënë lëpirëse dhe duke pirë një shishe verë.

Lillian Ip ishte nisur për një udhëtim të shkurtër të shtunën duke kaluar në pyjet e dendura të shtetit të Victoria-s. Por, për fat të keq ajo mori një kthesë të gabuar dhe automjeti i saj ngeci në baltë.

Edhe pse ajo vetë nuk pi alkool, gruaja kishte në makinë vetëm një shishe verë që e kishte blerë për ta bërë dhuratë. Pas pesë netësh në pyje, ajo u zbulua nga shërbimet e urgjencës të premten.

“Gjëja e parë që më vinte në mendje ishte ujë dhe cigare,” tha ajo për mediat pasi u shpëtua. “Shyqyr Zotit që një police kishte cigare.”

Lillian tregoi se ditën e fundit ishte gati të dorëzohej dhe filloi të mendonte se kishte prekur fundin.

Pasi humbi shpresat për t’u gjetur e gjallë, ajo shkroi një letër për familjen me atë së cilës u thoshte se i donte. Lillian Ip u gjet 60km nga qyteti më i afër dhe për shkak të shëndetit të rënduar nuk mund të ecte.

Të ngjashme