Lajme
45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
18:40 | 27 Mars 2022
Ilustrim

Share:

45 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 646 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

21 raste pozitivë kanë rezultuar në Tiranë, pesë në Vlorë, tre në Kuçovë, nga dy qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnjë, Fier, nga një qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.425.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 273.432 raste me koronavirus, 269.425 janë shëruar, 516 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.491 pacientë.

Të ngjashme