Brenda 24 orëve nuk është raportuar të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 3 mijë e 684 testime nga të cilat 45 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell Demokracia.com
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin ndërsa janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.