Sport
45 minuta spektakolare në “Anfield”, mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Liverpool  – Real Madrid
Demokracia
21:51 | 21 Shkurt 2023

Share:

Me katër gola të realizuar, është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 2:2 në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Vetëm katër minuta pasi nisi ndeshja, Darëin Nunez hapi llogarinë me një gol të bukur.

Dhjetë minuta më vonë, gabimin e rëndë të portierit mysafir, Courtois e shfrytëzoi Mohamed Salah që dyfishoi avantazhin.

Mirëpo, “mbretërit” nuk u dorëzuan dhe nisën ofenzivën. Vinicius Junior fillimisht e ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.

I njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal pas një gabimi të portierit Alisson Becker në minutën e 36-të.

Kjo është përballja e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme