Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 407 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 41 qytetarë, ndërsa 28 të tjerë janë shëruar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 18. Janë 341 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 276.731 raste pozitive, 272.893 janë shëruar, 341 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.497 pacientë.