Lajme
41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë
Demokracia
16:23 | 01 Mars 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkurën se 41 nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar suksesshëm si liderë luftarakë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ai ka bërë të ditur se programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme