Lajme
400 mercenarë rusë të “Wagnerit”, në Ukrainë për ta vrarë presidentin Zelensky
Demokracia
20:51 | 28 Shkurt 2022

Share:

Më shumë se 400 mercenarë rusë nga kompania private ushtarake “Wagner”, që është pronë e mikut të Putinit, po veprojnë në Kiev, raportojnë mediat ruse të pavarura.

Sipas raportimit, ndër detyrat e tyre është eliminimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe anëtarëve të qeverisë ukrainase, si dhe përgatitja e terrenit për transferimin e Kievit nën kontrollin e Moskës, transmeton Demokracia.com.

“Wagner” lidhet me biznesmenin e Shën Petersburgut Yevgeny Prigozhin, të cilin mediat e quajtën “kuzhinieri i Putinit”.

Në vitin 2014, formacioni filloi të funksionojë në territorin e Ukrainës, dhe më vonë mori pjesë në fushata në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Sipas The Bell, grupi mbikëqyret fshehurazi nga Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Sipas mediave, mercenarët u transferuan në Ukrainë pesë javë më parë nga Afrika. Autoritetet ukrainase e morën këtë informacion mëngjesin e së shtunës, më 26 shkurt, pas së cilës kushtet e shtetrrethimit u shtrënguan në kryeqytet.

Të gjithë shkelësit e saj u kërcënuan se do të njiheshin si “anëtarë të grupeve të diversantit dhe zbulimit të armikut”. Kujtojmë se grupi i mercenarëve “Wagner”, janë ish ushtarak në pension që kryejnë krime aty ku Putini dëshiron.

Rastet më makabre të krimeve të mercenarëve rusë janë regjistruar në Siri, ku civilëve të pafajshëm u janë prerë kokat dhe janë djegur të gjallë, duke i regjistruar edhe videot e këtyre krimeve kundër njerëzimit.

OKB ka kërkuar disa herë që ky grup kriminal të ndalohet dhe të shpallet organizatë terroriste. /Demokracia.com/

Humbje e madhe për Rusinë, vritet komandanti i Njësisë Speciale bashkë me 42 ushtarë

 

Të ngjashme