Lajme
‘40 euro një votë’ për Elbert Krasniqin
Demokracia
19:38 | 08 Mars 2021

Share:

Janë publikuar video-incizime të reja rreth çështjes së blerjes së votës.

Gazeta Insajderi, ka siguruar dëshmi me video e audio, se si janë blerë votat për Iniciativën e Re Demokratike (IRDK), që drejtohet nga Elbert Krasniqin. Bazuar në dëshmitë që posedon Insajderi, dyshohet se 40 euro është blerë një votë për përfaqësuesin e komunitetit egjiptas. Kështu, Elbert Krasniqi ka siguruar përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Përveç Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sipas dëshmive të siguruara nga Insajderi rezulton se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, por që falë parave të bashkëshortit të saj, ajo ka arritur ta fitojë një vend në listën e AAK-së, Insajderi ka siguruar audio dhe dëshmi tjera se si janë blerë votat për një parti tjetër politike. Kësaj radhe për një parti të komuniteteve.

Insajderi ka zbuluar ekzistimin e një rrjeti të gjerë të blerjes së votave për interes të Iniciativës së  Re Demokratike, (IRDK).

Pjesë e këtij grupi është edhe vëllai i njërës nga kandidatet për deputete të kësaj iniciative.

Në dëshmitë e siguruara nga Gazeta Insajderi, ku përfshihen audio, video e biseda në mesenxher, Elvis Halimaj, ka blerë votat e qytetarëve për partinë e Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe motrën e tij, kandidaten me numrin 18 të kësaj iniciative, Albiona Halimaj.

Klikoni KËTU për ta lexuar lajmin e plotë.

Të ngjashme