Lajme
4 të lënduar, Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në rrugën Gjakovë-Pejë
Demokracia
08:30 | 29 Gusht 2022

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, ka treguar Elezaj për Demokracia.com.

Tutje ai ka thënë se në lidhje me këtë aksident janë duke u vazhduar hetimet nga ana e prokurorisë. /Demokracia.com

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2024