Lajme
4 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:17 | 28 Mars 2021

Share:

Katër (4) raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se janë raportuar katër (4) raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve në Kosovë.

Mbrëmë në Fushë Kosovë, rreth orës 23:00 është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti bashkë me vëllain e tij kanë sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

PK njofton se rasti po vazhdon të hetohet.

“Fushë Kosovë 26.03.2021 – 23:00.  Me 27.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me vllahun e tij e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij ) duke i shkaktuar  lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Një grua u sulmua fizikisht dje rreth orës 15:00 në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

PK njofton se gruaja është sulmuar nga vëllai i saj, i cili gjendet në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 27.03.2021-15:00.Me 28.03.2021 viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vllau i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Është arrestuar një burrë në Prizren, dje rreth orës 18:40, pasi që i njëjti kishte sulmuar babain e tij.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Prizren 27.03.2021-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babain e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet”, thonë nga Policia.

Dje në Gjakovë rreth orës 19:15 është arrestaur një burrë, pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 27.03.2021-19:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar . Pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./Demokracia/

Të ngjashme