Lajme
4 persona lëndohen në një aksident në Luzhan
Demokracia
14:51 | 10 Korrik 2022

Share:

Edhe një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin në fshatin Lluzhan të Podujevës janë lënduar katër persona.

“Rreth 13:10  policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujevë”, ka treguar Daut Hoxha për Demokracia.com.

Hoxha ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, theksoi Hoxha. /Demokracia.com/

Të ngjashme