Lifestyle
4 këshilla që duhet të ndiqni pas ekspozimit në diell
Demokracia
13:12 | 21 Korrik 2021

Share:

Një nga simptomat më të zakonshme që ndodh pas ekspozimit në diell është dehidrimi. Nëse nuk tregojmë kujdesin e duhur, mund të shfaqen linja të imta dhe rrudha. Shenja e parë është skuqja dhe për këtë arsye, rigjenerimi i lëkurës pas banjës së diellit konsiderohet themelor.

1. Pas notit në det ose pishinë bëni një dush sepse kripa dhe klori e thajnë lëkurën. Zgjidhni një produkt që nuk ndikon tek ekuilibri natyror i pH të lëkurës.

2. Aplikoni një krem me përbërje hidratuese dhe me agjentë të tillë si acidi hialuronik, kolagjeni, vitamina antioksiduese dhe përbërës qetësues të tillë si aloe vera.

3. Mbajeni kremin hidratues të trupit në frigorifer për disa orë për të marrë një ndjenjë freskie që do të qetësojë lëkurën e irrituar.

4. Pas pushimeve dhe me kthimin në rutinën e përditshme, duhet të vazhdojmë të përdorim produkte specifike për trupin. Përveç kësaj, me hidratimin e duhur në mënyrë që lëkura të rruajë shkëlqimin për një kohë të gjatë.

Të ngjashme