Në Kosovë edhe më tutje vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Pavarësisht Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë ta shkelin këtë ligj, raporton Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit ka shqiptuar gjithsej 388 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi më 25 gusht të vitit 2020. /Demokracia.com/