Pas regjistrimit të 36 viktimave të reja nga COVID-19 në Kosovë, ka reaguar aktori Alban Ukaj.
Ukaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se karriera e tij politike është e vdekur.
“36 te vdekur zotëri ministër. Karriera juaj politike është e vdekur. E pa ndërgjegjshme është te kandidoheni për kryetar komune”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, sot Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. /Demokracia.com/