Lajme
36 të vdekur, reagon me në fund Osmani: Ditë e rëndë për vendin tonë
Demokracia
17:05 | 29 Gusht 2021

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve nga COVID-19 që u shënuan të dielën.

Osmani përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ditë të rëndë për vendin humbjen e 36 njerëzve si pasojë e COVID-19.

Sipas Osmanit situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi dhe bartjen e maskave.

Postimi i plotë:

Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.

Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë! /Demokracia.com/

Të ngjashme