Pas bilancit të zi prej 36 viktimave me koronavirus, në orën 17:00 ka nisur takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti, mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa pas përfundimit do të ketë konferencë për medias në orën 19:00, raporton Kosovapress.
Kosova sot ka regjistruar 36 të vdekur, shifër kjo rekorde që nga regjistrimi i rasteve të para me koronavirus në mars të vitit të kaluar.