Lajme
36 mijë gra në ushtrinë ukrainase
Demokracia
09:42 | 28 Shkurt 2022

Share:

Të gjithë kanë rrëmbyer armët në Ukrainë dhe kjo tregon krenarinë e madhe që ky popull ka.

Por një nga faktet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është padyshim numri shumë i madh i grave që po japin kontributin e tyre ushtarakisht.

Nga mediat vendase mësohet se 36 mijë gra janë pjesë e ushtrisë ukrainase, por në fakt numri i tyre është shumë madh.

Në rrjete sociale shpërndahen foto, ku shumë gra ukrainase shfaqen me veshjet e tyre ushtarake, si edhe me armatime nga më të ndryshme, në krah të të gjithë ushtarëve të tjerë ukrainas.

Ndërkohë në shumë raste të tjera kontributi i tyre është duke ndihmuar me përgatitjet e armatimeve artizanale, siç janë bombat molotov.

Në një reportazh të BBC, shumë gra në Dnipro shfaqeshin duke përgatitur me shishe birre bomba molotov, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë.

Të ngjashme