Sport
Ky është hoteli ku do të vendoset kombëtarja suedeze në Prishtinë
Demokracia
11:00 | 24 Mars 2021

Share:

 Kosova me 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për vitin 2021, ku do të ndeshet me Suedinë, shkruan Demokracia.com.

Dardanët e suedezet ballafaqohet ndërmjet vete në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, derisa kureshtja për ta ndjekur këtë takim është shumë e madhe por për fat të keq luhet pa tifozë për shkak të situatës pandemike.

Një lajm tjetër që ka bërë bujë, është fakti që në Prishtinë zbret edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që rikthehet në ekipin kombëtar pas pesë vjet mungese.

Demokracia.com mëson se kombëtarja suedeze në Prishtinë zbret të shtunën gjatë ditës dhe do të vendoset në hotelin “Sheraton”, derisa në mbrëmje ka edhe seancën stërvitore që e mbanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga ajo që mësohet është se tifozët do ta kenë pothuaj të pamundur të afrohet tek hoteli kjo për shkak të masave mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19.

Ndryshe sonte nga ora 20:45 Kosova luan ndeshje miqësore me Lituaninë. /Demokracia.com

Të ngjashme