Është zhbllokuar rezultati në njërën nga ndeshjet më interesante të javës së 29-të në elitën e futbollit kosovar mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Vendasit kanë arritur të kalojnë në avantazh 1:0 ndaj kryeqytetasve në minutën e 35-të të takimit.
Autor i golit për “portokallezinjtë” është Blendi Baftiu, raporton Demokracia.com.
Ballkani kishte edhe disa mundësi të tjera për të arritur golin e epërsisë, sikur ajo e minutës së 8-të kur Ermal Krasniqi dështoi nga 11-metërshi./Demokracia.com/