Lajme
35 kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Tiranës, shoqërohen në polici
Demokracia
08:49 | 08 Prill 2021

Share:

Kontrolloret e trafikut ajror të Aeroportit të Tiranës, janë ende duke qëndruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, të cilët janë shoqëruar gjatë mesnatës nga policia.

Vijojnë të qëndrojnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë kontrollorët e trafikut ajror që u shoqëruan nga policia në mesnatë.

Grupi prej 35 kontrollorësh ishte vendosur në një hotel pranë aeroportit dhe pas largimit të mediave, të gjithë janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Burime i thanë A2 se nuk ka një urdhër-arresti për ta deri tani, por janë marrë në pyetje për informacion. Nuk është lejuar as prania e avokatit me pretendimin se kontrollorët nuk janë marrë në cilësinë e të pandehurve.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor  Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorimin e detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kontrollorët e Trafikut Ajror ndërprenë një ditë më parë punën pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit./Demokracia.com/

Të ngjashme