Lajme
34 vjet burgim kundër dy të pandehurve për vrasje
Demokracia
17:00 | 16 Shkurt 2021

Share:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit A.Gj., shtetas i Kosovës, i cili akuzohet për tri vepra penale vrasje, lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe të pandehurit P.Gj., për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mentor Bajraktari, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin A.GJ., e shpalli fajtor për tri veprat penale dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 vjet, ndërsa të pandehurit P.GJ., dënim me burgimi në kohëzgjatje prej 12 vjet.

A.Gj., akuzohet se më 12 mars 2019 në fshatin Marmull të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin T.B., për shkak të një mosmarrëveshje pronësore. Po ashtu, në kohën dhe vendin e njëjtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.N., pasi që ky i fundit kishte tentuar ta ndihmoi viktimën T.B.

Ndërsa i pandehuri P.GJ., akuzohet se më 12 mars 2019 në Marmull të Gjakovës, me dashje ndihmon personin tjetër, këtu të akuzuarin A.Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Të pandehurve iu është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Të ngjashme