Lajme
34-vjeçari që u shkel për vdekje nga vetura në Hajvali punonte në Muzeun e Kosovës
Demokracia
15:22 | 20 Tetor 2022

Share:

Arban Sopjani 34-vjeç, është shkelur për vdekje mbrëmë nga një veturë në Hajvali të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Muzeu Kombëtar i Kosovës njofton se Albani ka punuar aty, teksa në njoftim shkruan se ai “ishte një djalë i shkëlqyeshëm me plot vullnet për punë e jetë, të tillë do ta kujtojmë gjithmonë!”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme