Lajme
33-vjeçari rrëzohet nga shëtitorja prej xhami e Kanionit të Madh
Demokracia
12:13 | 17 Qershor 2023

Share:

Një burrë është rrëzuar nga shëtitorja prej xhami në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar teksa Kanioni i Madh cilësohet një prej 61 parqeve kombëtare më vdekjeprurës të SHBA-së.Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 33-vjeçar i cili nuk është identifikuar. Ai u rrëzua nga ajo që quhet “Sky Walk” mëngjesin e 5 qershorit duke rënë kështu nga një lartësi prej 1.2km duke gjetur vdekjen.

Ekipet e shpëtimit nxorën një helikopter në terren për t’i ardhur në ndihmë 33-vjeçarit, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse viktima ra nga buzë shkëmbit në kanion apo nga struktura Skywalk ndërsa ka dyshime që mund të bëhet fjalë edhe për vetëvrasje./A2/

Të ngjashme