Autoritete shëndetësore në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 763 teste të kryera kanë regjistruar 708 raste të reja me COVID-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 11 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 33 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 126 mijë e 938 raste, prej të cilëve 104 mijë e 356 janë shëruar, kurse 3 mijë e 675 kanë ndërruar jetë.
Maqedonia e Veriut aktualisht ka 18 mijë e 907 raste aktive me koronavirus./Demokracia.com/