Sport
32 vjet më parë, Shqipëria ishte përballur për herë të parë me Anglinë në “Qemal Stafa”
Demokracia
13:34 | 08 Mars 2021

Share:

Si sot 32 vjet më parë (më 8 mars 1989) Shqipëria ishte përballur me Anglinë në ?????? ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 1990.

Kjo ishte hera e parë që kuqezinjtë ndesheshin me “Tre Luanët” ?????? në histori, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë që interesimi për këtë sfidë ka qenë tejet i madh, si nga tifozët ashtu edhe nga mediet e huaja.

Trajneri i atëhershëm i kuqezinjve, Shyqyri Rreli hodhi në fushë këtë formacion: Halim Mersini, Skënder Gega, Hysen Zmijani, Skënder Hodja, Fatbardh Jera, Mirel Josa, Artur Lekbello, Sulejman Demollari, Lefter Millo, Arben Minga dhe Ylli Shehu.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/posts/3627986643967205?__cft__[0]=AZVRObG-ka8zgKwB7QOp0sr0hTvjmVRr0l7OwOn8biCtTLhMZrxRjzS6hX3oTAvPwql7huV9NBZOx98fuj3-keEQdV8RSXaW3Yy_jQBaZMV-eY9JKoGO1BEMOdv3aCeqxpBfk6UfRF8LOMzmilT1MQ6O&__tn__=%2CO%2CP-R

Në anën tjetër, Anglia ?????? e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Bobby Robson kishte në formacion lojtarë si Gary Lineker, Peter Shilton, kapitenin Bryan Robson dhe shumë lojtarët të njohur të kohës.

Takimi u mbyll me fitoren 0:2 të anglezëve, të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë me John Barnes (16’) dhe Bryan Robson (63’).

Në stadiumin “Qemal Stafa” mendohet se kanë qenë rreth 25 mijë tifozë të pranishëm për të parë këtë duel. /Demokracia.com

Të ngjashme