Sport
300 tifozë të Sevillas udhëtuan në qytetin e gabuar për të parë finalen
Demokracia
15:28 | 01 Qershor 2023

Share:

Ndërkohë që në Budapest të Hungarisë luhej finalja e Europa League, 300 tifozë të Sevillas mbërritën në Bukuresht të Rumanisë! Tifozët e Sevillas ngatërruan dy qytetet dhe nuk e panë ekipin e tyre të ngrinte kupën e 7-të.

Ndërkohë që dy qytetet e lartpërmendura janë më shumë se 600 kilometra larg njëri-tjetrit, kështu që ishte e pamundur që ata të arrinin në kohë në vendin e duhur.

Edhe në vitin 2021, gjashtë tifozë të kombëtares së Francës kishin bërë të njëjtën gjë për një ndeshje Euro. Edhe ata ngatërruan Budapestin me Bukureshtin…/Demokracia.com

Të ngjashme